Osmani: LDK-ja, e vetmja adresë më 6 tetor
08 shtator 2019
| 23:43
Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, pas takimit që ka pasur me bashkëvendësit e saj në disa fshatra të Mitrovicës, ka thënë se ndjehet e lumtur që mitrovicasit janë shumë të vetëdijshëm për adresën në të cilën do ta dërgojnë besimin e tyre më 6 tetor.
“Fundjavën e përmbylla me takime në Shalë të Bajgorës, Kqiq të Madh dhe në vendlindjen e Babit tim, në Zhabar. Kërkova që entuziazmi i këtyre takimeve, të kthehet në mobilizim masiv qytetar për ndryshimin e madh të cilin mund ta sjellim vetëm ne”.
“Jam shumë e lumtur që Mitrovicasit janë shumë të vetëdijshëm për adresën në të cilën do ta dërgojnë besimin e tyre, më 6 tetor, e ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës” ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.