Osmani: Leze Qena na la bashkë me një bagazh të pasur të krijimtarisë së saj
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së aktores së madhe Leze Qena.
Ajo ka thënë se Leze Qena na la bashkë me një bagazh të pasur të krijimtarisë së saj.
“Lezja jonë do të mbetet në kujtimet tona për nga interpretimi brilant në skenën teatrore e filmike dhe për buzëqeshjen e dashurinë që përçonte tek të gjithë. Lezja do të kujtohet ndër breza, sepse shumë të tillë për më tepër se gjysmë shekulli panë dhe mësuan mjeshtërinë e aktrimit nga diva teatrale, e cila ishte e tillë jo vetëm në skenë, por edhe në jetën e përditshme! Ikja e Lezes në skenën teatrore kosovare do ta lë bosh përherë një vend, porse nuk do ta lë kujtimin për aktoren e mirë, e mbi të gjitha njeriun e mirë! Prehu në paqe Leze, dritë pastë shpirti yt!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.
/Epoka e re/