Osmani: Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar në zemrat e shqiptarëve si testament i shpirtit të kombit tonë

11 qershor 2024 | 15:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar, siç është shprehur ajo, si testament i natyrshëm i shpirtit të kombit tonë.

Osmani këtë e ka quajtur ngjarje historike, siç ka thënë ajo, që përkon edhe me 25-vjetorin e çlirimit të shtetit tonë.

“Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar si testament i natyrshëm i shpirtit të kombit tonë! Mbrëmë shënuam përvjetorin e kësaj ngjarjeje historike, që përkon edhe me 25-vjetorin e çlirimit të shtetit tonë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti ka dalë në konferencën…