Osmani: Luftojeni koronavirusin, mos luftoni njëri-tjetrin

20 mars 2020 | 18:00

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes llogarisë së saj në “Twitter” për zhvillimet në vend.

“Luftoni koronavirusin, mos luftoni njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo.

Të njëjtën porosi e ka shkruar në të dy gjuhët, atë shqip dhe anglisht.

Kjo është hera e parë që Osmani është deklaruar lidhur me mocionin që e ka paralajmëruar Lidhja Demokratike.

Ajo ka votuar kundër kur kjo temë është diskutuar në kryesi të partisë.

LDK sot ka dorëzuar në Kuvend të Kosovës mocionin me 46 nënshkrime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enis Bardhi, lojtari me origjinë shqiptare që përfaqëson Maqedoninë e…