Osmani: Masakra e Dubravës, krim i tmerrshëm i regjimit kriminal serb
22 maj 2023
| 11:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24 – vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës.
Ajo ka thënë se kjo masakër është krimi me i tmerrshëm që ka bërë Serbia në Kosovë.
“Afër një muaj përpara se Kosova të bëhej e lirë, makineria e pushtetit gjenocidal të Serbisë, manifestoi egërsinë ndaj të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës, me ç’rast në periudhën 19-24 maj 1999, vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë”, citohet të këtë thënë Osmani.
Osmani ka thënë se shqiptarët po mbaheshin në burg padrejtësisht si pengje të luftës, e në kundërshtim me të gjitha rregullat e të drejtës ndërkombëtare.