Osmani: Masat e padrejta të BE-së po dëmtojnë popullin e Kosovës

09 tetor 2024 | 08:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta dhe po e dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës.

“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hezbollahu hodhi një tjetër breshëri raketash drejt Izraelit të martën…