Osmani mbështet masat e reja të Kurtit kundër Serbisë

31 maj 2020 | 21:16

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës i ka dalë në mbrojtje vendimit të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit për vendosjen e masave të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Osmani ka reaguar ndaj emisarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i cili ka shprehur zhgënjimin e tij me qeverinë në detyrë, pasi kjo e fundit vendosi që asnjë maune nga Serbia të mos hyjë në vendin tonë, nëse në dokumentacion nuk përmendet emri Republika e Kosovës.

“Me gjithë respektin e duhur, të hedhësh poshtë parimin e reciprocitetit do të thotë të refuzosh marrëveshjet e arritura në dialogun e udhëhequr nga BE-së. Shumica e tyre i referohen CEFTA (e cila përfshin edhe parimet e reciprocitetit) dhe disa kërkojnë në mënyrë të qartë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtare”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.

Osmani ka thënë se marrëveshjet i referohen masave reciproke në tregti dhe dokumente dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare, teksa i ka përkujtuar diplomatit sllovak se standardi më i rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare është reciprociteti.

“Ajo që po Kosova është pikërisht ajo që po na kërkoni: të zbatojmë marrëveshjet”.

Lajçak kishte deklaruar se veprimet e njëanshme dëmtojnë rinisjen e dialogut dhe se masat e fundit ndaj Serbisë duhet të hiqen menjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Qeverisë për lehtësimin e masave me Covid-19,…