Osmani mbështet procesin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni, ka një kërkesë për diasporën

18 mars 2021 | 17:07

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar raportet e mirë ndërfqinjësore dhe kanë shprehur përkushtimin që ato të avancohen edhe më tej.

Fillimisht, Grubi e ka uruar Osmani për suksesin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Më tutje, ai e ka njoftuar zonjën Osmani për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë të Veriut dhe ka potencuar rëndësinë e përfshirjes sa më të madhe të Mërgatës shqiptare.

Në këtë kontekst, Osmani kë mbështetur këtë proces duke kërkuar nga mërgata që t’i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut.

Sipas saj, përtej aspektit statistikor, ky regjistrim do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave qytetare të shqiptarëve.

Në takim është diskutuat edhe për sfidat në menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe përpjekjeve të të dy shteteve për sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Në këtë takim është përmendur se ndërmjet të të dy shteteve deri tashti ekzistojnë 19 draft-marrëveshje, të cilat do të mund të shqyrtohen me krijimin e institucioneve të reja në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin,…