Osmani: Më 12 qershor 1999 vrasësit përfunduan jashtë Kosovës

12 qershor 2022 | 14:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë aktivitetit “Eksodi në liri”, që është mbajtur në Bllacë të Hanit të Elezit, ka thënë se më 12 qershor të vitit 1999, vrasësit kanë përfunduar jashtë Kosovës.

Ajo ka thënë se afër 1 milion shqiptarë të Kosovës janë dëbuar dhunshëm nga regjimi serb gjatë marsit 1999 e tutje.

“Më 12 qershor 1999, vrasësit përfunduan jashtë Kosovës, kurse forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë e qytetarët e dëbuar me dhunë u nisën të kthehen në shtëpitë e tyre. Atë ditë erdhi lira, mori fund shtypja e vrasjet dhe zuri fill krijimi i shtetit më të ri në borë. Ora e errët e historisë për ne mori fund”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turin ballkanik e përmbylli në Bullgari. Kancelari gjerman, Olaf Scholz,…