Osmani më 22 dhjetor mban fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit
08 dhjetor 2021
| 17:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 22 dhjetor do ta mbajë fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit.
Kështu ka vendosur të mërkurën Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
“Kryesia po ashtu shqyrtoi shkresën e presidentes së Republikës së Kosovës, shkëlqesisë së saj, Vjosa Osmani – Sadriu, në lidhje me adresimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe vendosi që ky adresim të bëhet më 22 dhjetor në orën 10:00”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.