Osmani: Më 4 qershor mbahet seanca për krijimin e Komisionit hetimor për menaxhimin e pandemisë

18 maj 2020 | 14:40

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryetarja Vjosa Osmani, ka njoftuar se seanca për krijimin e Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë do të mbahet më 4 qershor.

“Arsyeja themelore e mbajtjes së kësaj mbledhje ishte se e kemi obligim ligjor të trajtojmë kërkesat për komisione hetimore në mënyrë që ta zëmë formimin e Komisioni parlamentar. Më datën 4 qershor do  të trajtohet formimi i këtij komisioni. Meqë kemi më pak se 40 nënshkrime komisioni formohet në seancë plenare”, ka thënë Osmani.

Më tutje, Osmani ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë nuk pati konsensus për nisma legjislative në lidhje me çështje të ndryshme.

“Materialet që Qeveria i ka protokolluar para rrëzimit të Qeverisë. Raporti i buxhetit nuk mund të trajtohet në këtë seancë. Nuk kishte konsensus as për nisma legjislative. Nuk pati një shumicë të nevojshme për këto nisma”, është shprehur Osmani.

Ajo ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për marrëveshjet ndërkombëtare, dy prej tyre të cilat e kanë afatin e fundit muajin qershor.

“Ka një gatishmëri prej disa grupeve që të gjejmë një mundësinë mos te bllokohen këto marrëveshje ndërkombëtare. Dy prej marrëveshjeve që janë lidhur me Bankën Botërore në qeverinë Haradinaj e kanë afatin e fundit qershorin, andaj duhet si Kuvend të arrihet konsensusi”, ka thënë Osmani. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Antalia të Turqisë janë regjistruar temperaturat prej 38.8 gradë…