Osmani me ambasadorin jorezident të Japonisë diskutojnë për fushën e ICT-së
02 tetor 2023
| 22:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën japoneze, Keisuke Yamanaka, dhe profesori i Universitetit “KEIO”, Masahito Kawamori.
Gjatë takimit u diskutua për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve në fushën e ICT-së, marrëveshje kjo e propozuar nga presidentja dhe e cila pritet të finalizohet së shpejti.
Kjo marrëveshje, përfshinë aktivitete të përbashkëta të hulumtimit, seminare të përbashkëta, shkëmbim të studentëve, si dhe vizita reciproke të ligjëruesve nga të dy universitetet.