Osmani me deputetin e Bundestagut flasin për zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë
22 janar 2025
| 13:28
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein.
Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në fuqizimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për Klein, duke e falënderuar për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.
Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe vullneti i përbashkët për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.