Osmani me fjalë të mëdha për Bill Clintonin: Faleminderit për jetët e shpëtuara

19 mars 2025 | 10:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Berlin për “World Forum”, ku i pranishëm ishte edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton. Ky i fundit u nderua atje me çmimin “Paqebërësi i Shekullit”.

Fjalë të mëdha pati Osmani për Clintonin, duke e falënderuar për krejt çka bërë për Kosovën në kohë lufte.

“Mbështetja e Presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë. Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe”, ka thënë Osmani.

Fjalimi i plotë i saj:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl, të premten e…