Osmani: Me krenari e themi se Kosova është vendi më proamerikan në tokë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar disa takime.
Ajo u takua dje edhe me sekretarin e Marinës së ShBA-së Carlos Del Toro.
Sot, Osmani mbajti një fjalim në Kolegjin e Luftës Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mesin e pjesëmarrësve kishte edhe nga ata që kishin shërbyer edhe gjatë intervenimit të NATO-s në vitin 1999-të.
Shefja e shtetit u shpreh shumë mirënjohëse për kontributin e tyre, por edhe për mundësinë që të flas në Simpoziumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Nuk ka popuj të tjerë në botë sikur ai i Kosovës, që kanë dashuri dhe respekt e që shprehin mbështetje kaq të madhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me krenari e themi se jemi vendi më pro amerikan në botë”, tha Osmani.