Osmani me O’Brienin flasin për “thellimin e bashkëpunimit” dhe “ndërmarrja e hapave në interes të qytetarëve”
26 shtator 2024
| 18:56
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar ndihmës-sekretarit e Shtetit Jim O’Brien.
Osmani ka shkruar se me ndihëmës-sekretarin kanë diskutuar edhe për ndërrmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës.
Postimi i plotë:
Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin.