Osmani me Oravin bisedojnë për procesin zgjedhor dhe vizitat e zyrtarëve të BE-së në Kosovë

03 mars 2025 | 16:39

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin ka biseduar për zhvillimet më të fundit në vend, procesin zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për konstituimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Osmani, po ashtu  ka shprehur mirënjohje angazhimin dhe prezencën e Misionit Vëzhgues të BE-së.

Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës,  në këtë takim është diskutuar gjithashtu për një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën në javët dhe muajt në vijim. Këto vizita do të jenë një mundësi e mirë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në fushat kyçe të zhvillimit dhe integrimit evropian.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të çuar përpara prioritetet strategjike të vendit, me fokus të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Kosovës. Me këtë rast, presidentja Osmani ripotencoi edhe njëherë rëndësinë e largimit të masave të padrejta, të cilat përfundimisht po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës”,  është thënë në njoftimin e Presidencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter ka thënë se ishte i…