Osmani: Me përkrahjen e Bidenit dhe Merkelit do t’i kundërshtojmë destabilizuesit e rajonit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falenderuar presidentin amerikan Joe Biden dhe kancelaren Angela Merkel për mesazhin e tyre mbështetës për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Pas takimit të presidenti Biden me kacelaren Merkel, Osmani ka vlerësuar se me përkrahjen e ShBA-së dhe Gjermanisë do të kundërshtohen fuqishëm ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin.
“Faleminderit presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët. Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishëm ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë.”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Twitter”.
Thank you to @POTUS & Chancellor #Merkel for sending a clear message of support for EU integration of the WB, in their joint declaration.
With your support, we will strongly counter those who try to destabilise our region.
We are stronger when we stand together. 🇽🇰 🇺🇸 🇩🇪 🇪🇺
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 16, 2021