Osmani merr pjesë në Forumin e Dohas
11 dhjetor 2023
| 21:27
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në Forumin e Dohas.
Ajo ka bërë me dije se në Katar u rikthye me ftesë të Emirit të Katarit, shkëlqesisë së tij Sheik Tamim Bin Hamad Al Thani.
“Kjo vizitë shërbeu për të rikonfirmuar përkushtimin e të dyja palëve për të intensifikuar bashkëpunimin në mes të vendeve tona në fusha e sektorë strategjik. Ishte po ashtu një mundësi ideale për të takuar përfaqësues të vendeve aleate, si dhe partnerë potencial me të cilët na bashkojnë objektivat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.