Osmani merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

13 shkurt 2025 | 12:10

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), një nga forumet më prestigjioze globale për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.

Gjatë qëndrimit të saj në Mynih, presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës globale, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Përveç takimeve bilaterale, Ppesidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi që organizohen përgjatë konferencës.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë me dije se…