Osmani merr vëmendjen e Netanyahut pasi falënderoi Izraelin për njohjen e Kosovës
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shpërndarë një video të kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila nga memoriali për hebrenjtë në Prishtinë, e ka falënderuar Izraelin për njohjen e Kosovës.
Kryeparlamentarja Osmani, në një video të realizuar nga oborri i Kuvendit të Kosovës, pranë pllakës memoriale të komunitetit hebrenj, për ta falënderuar Izraelin për njohjen reciproke.
Osmani ka thënë se shqiptarët e Kosovës dhe populli hebrenj kanë lidhje të veçantë, që periudha e Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët hapën shtëpitë e tyre për të strehuar e fshehur hebrenjtë e përndjekur nga nazistët.
“Po qëndroj para memorialit të komunitetit hebrenj, këtu në Parlamentin e Kosovës, për të thënë ‘Faleminderit’ (e thotë edhe hebraisht) Izraelin që e njohu Republikën e Kosovës. Më shumë se 70 vjet më parë, shqiptarët e Kosovës hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre për hebrenjtë. Që nga atëherë, qytetarët e Kosovës dhe ata të Izraelit e kanë një lidhje të veçantë, që së fundmi u formalizua me vënien e raporteve diplomatike javën e kaluar. Nga Kuvendi i Kosovës, ne i falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e bën këtë të mundur. Ne mezi presim që të forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë me Izraelin, përmes bashkëpunimit të parlamentit me Knesset-in (Parlamentin e Izraelit)”, ka thënë Osmani.
https://www.facebook.com/Netanyahu/videos/3291698657545312/