Osmani mirëpret ratifikimin e marrëveshjes me MCC-në
28 korrik 2022
| 15:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur ratifikim e marrëveshjes me MCC-në nga ana e deputetëve të Kuvendit.
Ajo ka thënë se vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin institucional drejt trancizionit energjetik në Kosovë.
“Mirëpres mbështetjen njëzëri në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku sot u ratifikua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin e Kompaktit. Përveç konfirmimit të partneritetit strategjik me ShBA-të, vendimi i sotëm i Kuvendit paraqet angazhimin tonë institucional më serioz drejt trancizionit energjetik në Kosovë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.