Osmani mirëpret vendimin që qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Malajzi

25 prill 2025 | 15:56

Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Malajzisë që qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë tash e tutje pa vizë edhe në Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej 30 ditësh.

Osmani përmes një postimi në platformën “X” ka vlerësuar se ky hap është i rëndësishëm.

“Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë. I shpreh mirënjohjen time të sinqertë institucioneve të Malajzisë për këtë vendim kuptimplotë. Mezi pres të angazhohem me liderët shtetërorë javën e ardhshme ndërsa punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe për të avancuar interesat e përbashkëta të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
McLaren ka njoftuar se, pas një rishikimi strategjik të portofolit…