Osmani mirëpret zgjedhjen e Auditorit të Përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka mirëpritur zgjedhjen e Maksim Acevski në krye të Entit Shtetëror të Revizionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, përmes një telegram urimi përgëzoi homologun e tij për zgjedhjen në krye të Entit Shtetëror të Revizionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Jam i sigurt se do të ndajmë përvoja të shumta dhe të ndryshme përmes bashkëpunimit tonë dypalësh. Ka një numër të konsiderueshëm çështjesh që kërkojnë shkëmbimin të mendimeve, pikëpamjeve dhe ekspertizave me interes të ndërsjellë”, ka deklaruar Osmani.
Ai shprehu gatishmërinë për të mirëpritur në një vizitë zyrtare në Prishtinë kryetarin e Entit Shtetëror të Revizionit në Maqedoninë e Veriut, Maksim Acevski.
Maksim Acevski është zgjedhur në krye të Institucionit Suprem të Auditimit të Maqedonisë së Veriut, me 81 vota të deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë.
/Epoka e re/