Osmani: Mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes

11 korrik 2023 | 13:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se gjenocidi i Srebrenicës nuk do të harrohet kurrë.

“8372 jetë të pafajshme! 8372 nëna të Srebrenicës që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Osmani ka deklaruar se se mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes.

“Një regjim, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë. Po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot”, u shpreh tutje ajo.

Postimi i plotë i Osmanit:

8372 jetë të pafajshme!

8372 nëna të Srebrenicës që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre!

Një gjenocid që nuk do të harrohet kurrë.

Një regjim, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë. Po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot.

Mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes.

Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit! #Srebrenica

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andre Onana pritet t’i bashkohet Manchester Unitedit. “Gazzetta dello Sport”…