Osmani: Moment krenarie për vendin fitorja e Donjeta Sadikut
28 korrik 2024
| 00:05
“Moment krenarie për vendin fitorja e Donjeta Sadikut. Faleminderit Donjeta për këto emocione!”, ka shkruar në Facebook presidentja Vjosa Osmani.
Boksierja jonë triumfoi përballë Thanaya Somnuek të Tajlandës, në rrethin e parë të kategorisë -60 kg.
Sadiku dominoi luftën, sidomos në raundin e dytë dhe të tretë dhe me meritë vazhdon garën drejt medaljes.