Osmani: Momenti i njohjes së Kosovës do të vjen së bashku me fitoren e Ukrainës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn e kanë pritur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit për Ukrainën.
Osmani është prononcuar për mediet pas pritjes, duke thënë se do ta mbështesin Ukrainën.
E para e shtetit të Kosovës kur është pyetur nëse do e kërkojë njohjen e pavarësisë nga presidenti Zelensky, ajo është shprehur e bindur se ky moment do të vjen së bashku me fitoren e Ukrainës.
“Do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës. Këto janë çështje bilaterale, ne gjithmonë e kemi bërë një kërkesë të tillë, me mirëkuptimin e plotë se Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme duke luftuar për lirinë e saj, jam e bindur se ai moment do të vjen së bashku me fitoren e Ukrainës”, ka thënë Osmani.