Osmani: Mosliberalizimi i vizave po dëmton qytetarët e Kosovës dhe kredibilitetin e BE-së

17 dhjetor 2021 | 11:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka thënë se mosliberalizimi i viza për Kosovën është duke dëmtuar qytetarët e Kosovës dhe kredibilitetin e Bashkimit Evropian.

Në adresimin e fundvititi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Osmani ka thënë se janë duke punuar me shtetet hezituese që liberalizimi i vizave të ndodhë për Kosovën.

Ajo ka përmendur edhe disa nga vendet me të cilat ka zhvilluar takime lidhur me këtë proces.

“Vonesa disa vjeçare në procesin e liberalizimit të vize po dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe kredibilitetin e Bashkimit Evropian. Prandaj po punojmë pareshtur me shtetet anëtare, në veçanti me ato që kanë dyshime që ky proces të përmbyllet suksesshëm sa më shpejtë. Nga vizitat dhe takimet bilaterale në shtetet si Gjermania, Zvicra, Austria, Shqipëria, Turqia, Estonia, Belgjika, Portugalia, Kanadaja, Japonia e deri tek komunikimi i drejtpërdrejt më zëvendëspresidenten e ShBA-së kam shtyrë përpara fuqizimin e aleancave në interes të Kosovës duke qartësuar njëkohësisht qëndrimin tonë lidhur me zhvillet e brendshme, rajonale dhe botërore”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u është adresuar sot deputetëve…