Osmani: Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bullgari.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në këtë momente pikëllimi të thellë, populli i Kosovës ndanë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutet për të mbijetuarit.
Postimi i plotë i Osmanit:
E trishtuar nga lajmi tragjik për përfshirjen nga flakët të një autobusi udhëtarësh nga Maqedonia e Veriut, në afërsi të Sofjes, në të cilin humbën jetën së paku 46 persona.
Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit.
U shprehim ngushëllime popullit dhe autoriteteve të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut, prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia.
Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t’u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta.