![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/vjosa-osmani-2.jpg)
Osmani nderon kampionët olimpik: Historia gjithmonë do të flas për ju
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se tashmë xhudistët janë bërë me një shtëpi siç e meritojnë.
Presidentja ka nderuar me medalje dy kampionet olimpike me titullin “Nderi i Republikës”. Distria është dekoruar me dy medalje me atë të “Medaljen Presidenciale” dhe “Nderi i Republikës”, pasi që Nora Gjakova më herët është dekoruar me “Medalje Presidenciale”.
Po ashtu është dekoruar edhe trajneri i xhudistëve, Driton Kuka me “Medalje Presidenciale”.
“Xhudistët tanë sot janë bërë me një shtëpi, ashtu siç edhe e meritojnë. Historia gjithmonë do të flas për ju. Së pari Majlinda e më pas Distria dhe Nora. Jeni ju që na bëni të mburremi me sukseset tuaja. Fillimet e juaja sigurisht që nuk kanë qenë të lehta. Puna dhe stërvitja e madhe dhe përkushtimi që keni pasur ka sjell suksesin e madh. Ju e zbardhët fytyrën e një kombi tërë”, ka thënë presidentja Osmani.