Osmani në Ankara: Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin

12 prill 2025 | 16:50

Presidentja Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul.

Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin.

Ndër tjera, shtoi forcimi i marrëdhënieve mund të bëhet duke ndarë rrugëtimin dhe përvojat në shtetndërtim dhe zhvillim.

“Në Antalia, pata një takim produktiv me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul”.

“Ne shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e Çadit dhe kërkuam mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë në fusha të tilla si diplomacia, ekonomia, arsimi dhe bujqësia”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Sierra Leones, Julius Maada Bio, ka shkruar për…