Osmani në betimin e policëve të rinj: Mbrojtjen e kufirit e keni përgjegjësi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se profesioni i polici është një profesion fisnik, duke u shprehur e bindur se prestarët e rinj të këtij Policisë së Kosovës që kanë diplomuar të premten do ta kryejnë me nder detyrën.
Ajo ne ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të policëve, u ka thënë atyre se e kanë përgjegjësi mbrojtjen e kufirit bashkë edhe me partnerët.
Më tutje e para e shtetit tha se për siguri e paqe në rajon është i domosdoshëm anëtarësimi në Interpol dhe Europol.
Osmani ka pohuar se sa më shumë gra në institucionet e sigurisë do të thotë aq më shumë siguri për të gjithë qytetarët tanë pa dallim.
“Të diplomosh në akademinë e Policisë së Kosovës nuk është e lehtë, por mos harroni se distinktivi që ju mbani përfaqëson mbi të gjitha vlerat dhe aspiratat e popullit tonë. Në këto momente kur ju do të bëni betimin e shenjtë, për të ju bashkuar kolegëve e kolegeve tuaja. Si dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e kufirit në partneritet me partnerët tanë”.
“Është domosdoshmëri që Republika e Kosovës të bëhet anëtare e Interpol dhe Europol. Sa më shumë gra në institucionet e sigurisë aq më shumë siguri për të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Ne duhet të punojmë sa më shumë që të rrisim numrin te grave e vajzave e komuniteteve pakicë në Policinë e institucionet tona. Të gjithë ju keni zgjedhur një profesion fisnik prandaj jam e bindur në aftësitë tuaja për të kryer detyrat tuaja”, ka thënë Osmani. /EO