Osmani: Në çdo seancë kam kujtuar e lartësuar kontributin e UÇK-së
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se disa deputetë kanë shfaqur tendencë ta mashtrojnë publikun se ajo nuk e ka përmendur në fjalimin e saj sot luftën e UÇK-së.
“Jo vetëm në këtë seancë, por edhe në çdo seancë tjetër solemne, kam kujtuar e lartësuar kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Komandatit legjendar të saj, Adem Jasharit e të gjithë familjes Jashari, si dhe kontributin e të gjithë heronjëve, dëshmorëve, martirëve dhe të gjithëve që luftuan e sakrifikuan që sot të jemi të lirë”.
“Tendenca e disa deputetëve që të mashtrojnë publikun është, thënë më së buti, e padinjitetshme. Më poshtë, mund të ndiqni një insert të shkurtë nga fjalimi im i sotëm, që e dëshmon të vërtetën”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.Q / Epoka e re)