Osmani në Ditën e Presidentit: Ditë e vendosur nga Ibrahim Rugova
24 maj 2024
| 12:14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Ditën e Presidentit.
Osmani ka thënë se Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga presidenti historik, Ibrahim Rugova është ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë, që na kujton vizionin shtetformues të presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi.
“Sot është 24 Maji – Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga presidenti historik Ibrahim Rugova, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë, që na kujton vizionin shtetformues të presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi. Le të jetë ky vizion i yni i vazhdueshëm, pavarësisht sfidave që na dalin përgjatë kësaj rruge”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.