Osmani në Drenas: Jam mbesë e Drenicës, këtu kam kujtime fëmijërie
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar të premten Drenasin, ku ka evokuar kujtime nga fëmijëria e saj.
Në adresimin e saj para Kuvendit Komunal, ajo ka treguar lidhjet me Drenicën, duke thënë se është mbesë e këtij rajoni.
“Është nder i madh që të jem në Komunën e Drenasit, të jem para jush dhe është krenari të njoftohem me sukseset e jashtëzakonshme të Drenasit. Komunë që është bërë simbol i qëndresës, heroizimit dhe qëndrueshmërisë së paepur. Në Drenasin ku kam kaluar një pjesë të rëndësishme të fëmijërisë time, si mbesë e Drenasit mbesë e Drenicës dhe ku kam disa prej kujtimeve më të bukura të fëmijërisë time. Trimëria që ka treguar kjo komunë dhe gjithë qytetarët e saj, e heronjve dhe dëshmorëve të UÇK-së dhe atyre që paguan çmimin përfundimtar me jetën e tyre për lirinë tonë, nuk do të harrohet asnjëherë”, ka thënë Osmani.