Osmani në Drenicë
20 korrik 2019
| 22:26
Sot në ambientet e KF Drenica, është bërë prezentimi i mbrojtësit të krahut të djathtë, Përparim Osmani.
Ky i fundit ka firmosur kontratë një vjeçare me klubin. Ish-anëtari i shumë skuadrave kosovare si, Besa, Prishtina e së fundmi Drita, për një vit do ta ‘djersitë’ fanellën kuq e zi.