Osmani në Finlandë: Me presidentin Stubb të përkushtuar për partneritet, nderojmë trashëgiminë e Ahtisaarit

23 prill 2025 | 19:43

Shefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Finlandë, me ftesë të homologut të saj, Alexander Stubb. Presidentja Osmani në profilin e saj në “X” ka thënë se lidhja e Kosovës me Finlandën, nuk i ka rrënjet vetëm në të kaluarën, por edhe në të tashmen, dhe se raporti mes dy shteteve vetëm sa po shkon e duke u zhvilluar.

Osmani ka thënë se bashkë me presidentin Stubb janë të përkushtuar për forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe për të nderuar trashëgiminë e presidentit Marti Ahtisari, njeriu që hartoi Planin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Me Presidentin Alex Stubb, ne jemi të përkushtuar të forcojmë partneritetin tonë, të nderojmë trashëgiminë e Presidentit Ahtisaari, të mbrojmë lirinë për të cilën të dy kombet tona kanë luftuar prej kohësh dhe të zhbllokojmë potencialin e plotë të asaj që njerëzit tanë mund të arrijnë së bashku”, ka shkruar shefja e shtetit të Kosovës.

https://x.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1915057615215743479

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka…