Osmani në Forumin Diplomatik të Antalias, takohet me Erdoganin

11 mars 2022 | 16:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj turk, Rexhep Tayip Erdogan, në Forumin Diplomatik të Antalias.

“Kam kënaqësinë të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias. Ceremonia e hapjes nisi nga presidenti Erdogan. Mesi pres të takoj liderë të tjerë botërorë për të ritheksuar domosdoshmërinë e #Meet4Diplomacy në dritën e zhvillimeve të fundit, si dhe për të promovuar agjendën e fortë euroatlantike të firmës”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinionbërës dhe akademikë.

Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rikodimi i diplomacisë”.

Ky Forum do t’i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14.03.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…