Osmani në forumin e Bloombergut takohet kryeministrin e Singaporit

08 nëntor 2023 | 17:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur të mërkurën për takimet që kishte në Singapor, në Forumin Ekonomik të Bloombergut.

Në këto takime, ajo ka diskutuar me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, dhe të tjerë, me të cilët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

”Në Bloomberg New Economy Forum, kisha mundësinë të takohem me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong, themeluesin e Bloomberg, Michael Bloomberg, si dhe me udhëheqës të bizneseve më të fuqishme botërore. Së bashku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për angazhimin e përbashkët për një të ardhme më inovative dhe të qëndrueshme”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Grave…