Osmani në funeralin e Mbretëreshës: Dashuria e virtytet do të kujtohen përherë
19 shtator 2022
| 15:48
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu I Parë, Prindon Sadriu, kanë marr pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një postim në “Facebook”, Osmani ka publikuar dy fotografi nga ceremonia.
“Sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën. Dashuria, përkushtimi dhe bujaria, janë virtytet për të cilat do të kujtohet përherë! Pusho në paqe Mbretëreshë”, ka shkruar presidentja.