Osmani në inaugurimin e Erdoganit si president: Vazhdojmë bashkëpunimin
04 qershor 2023
| 11:39
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Dje në Ankara, në ceremoninë inauguruese, e përgëzuam Presidentin Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen, duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Ajo ka theksuar se gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduan për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.