Osmani: Në këtë ditë të rëndë, lutemi për miqtë kroatë
22 mars 2020
| 11:20
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bashkëndjerë me kroatët të cilët sot janë përballur me një tërmet të fuqishëm.
Në llogarinë e saj në “Facebook”, Osmani ka publikur një fotografi nga materniteti në Zagreb ku shfaqen nënat e reja me foshnjat jashtë.
“Në kohën kur bota përballet me pandeminë Covid-19, Zagrebi po përballet edhe me pasojat e tërmetit. Në këtë ditë të rëndë, lutemi për miqtë kroat që këtë katastrofë natyrore ta përballojnë me sa më pak pasoja dhe jemi me ta duke ndarë solidaritetin dhe dhimbjen! ??❤️?? (Foto nga materniteti në Zagreb, publikuar në mediat kroate)”, ka shkruar Osmani.