Osmani në KS të OKB-së: Kosova, vendi me pro BE-së dhe NATO-s në rajon
22 prill 2024
| 17:23
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka thënë se Kosova është vendi me pro Bashkimit Evropian dhe pro NATO-s në rajon.
Ajo ka thënë se për 16 vjet shtet, Kosova ka shënuar progres në pothuajse të gjithë fushat.
Osmani ka thënë se këtë progres e kanë pasqyruar edhe organizatat më serioze në botë.