Osmani: Në kullën e Isa Boletinit u dëgjua vetëm një zë: ai i paprekshmërisë së kufijve
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osamani, ka vizituar kullën e Isa Boletinit në veri.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në kullën e Isa Boletinit u dëgjua vetëm një zë: ai i paprekshmërisë së kufijve.
“As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë i saj:
Sot në Kullën e Isa Boletinit, në veri të vendit, u dëgjua vetëm një zë: ai i paprekshmërisë së kufijve të Kosovës, i mbrojtjes së sovranitetit, e i mbrojtjes së nderit dhe sakrificës së paraardhësve tanë.
As ata që ikën nga përgjegjësia e mbrojtjes së vendit e as ata që ishin të gatshëm të rrezikojnë sovranitetin shtetëror për interesa personale, sot nuk mund të na flasin për guxim e për shtet.
6 tetori do të rikonfirmojë se është vetëm një parti që i doli Zot Kosovës në vitet e 90-ta e do t’i dalë Zot edhe sot: Lidhja Demokratike e Kosovës.