Osmani në Londër takon kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve
20 shtator 2022
| 13:14
Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Londër, është takuar me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Sir Lindsay Hoyle.
“Gjatë qëndrimit tim në Mbretërinë e Bashkuar, u takova me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Sir Lindsay Hoyle dhe i shpreha ngushëllime në emër të popullit të Kosovës. Biseduam për zhvillimet në rajonin tonë dhe në Evropë, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimin parlamentar mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, dy miqve dhe aleatëve afatgjatë”, ka thënë presidentja Osmani.