Osmani në orën 14:10 e pret në takim Lajçakun

09 mars 2023 | 10:39

Presidentja Vjosa Osmani në orën 14:10 e pret në takim përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Lajmin e ka bërë me dije Presidenca.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot nis vizitën dyditore në Prishtinë, që synim ka përgatitjet për rundin e ri të dialogut.

Lajçak gjatë vizitës në Prishtinë pritet pos takimeve që do të ketë me krerët e institucioneve shtetërore, ai do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive opozitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, është gati të…