Osmani në orën 16:00 mban konferencë për medie
24 mars 2020
| 14:15
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë konferencë për medie në orën 16:00 , në oborrin e Kuvendit.
Kjo është bërë me dije nga Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës.
“Ju njoftojmë se konferenca e zakonshme pas mbledhjes të Kryesisë së Kuvendit, e kryeparlamentares Vjosa Osmani, sot do të mbahet në orën 16:00, në oborrin e Kuvendit (nga hyrja e deputetëve – holli i Kuvendit). Ndërsa për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, nuk do të ketë pamje në fillim të mbledhjes. Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për medie në ora 16:00 , në oborrin e Kuvendit”, ka njoftuar Zyra për Informim e Kuvendit.