Osmani në orën 17:00 takohet me Donfriedin dhe Escobarin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i presë në takim sot (e hënë) në ora 17:00 ndihmëssekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të ShBA-së, Karen Donfried dhe zëvendësnmdihmëssekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar
Kështu është bërë me dije Presidenca e Kosovës.
“Presidentja Osmani pret në takim dr. Karen E. Donfried dhe delegacionin nga Departamenti i Shtetit në orën 17:00. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ndihmëssekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, dr. Karen E. Donfried, dhe zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar. Pas takimit, presidentja Osmani dhe dr. Donfried do të deklarohen për media”, ka njoftuar Osmani.
Me delegacionin amerikan do të takohet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. KY takim është paraparë të ndodhë në orën 18:00.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se Donfriedi nga 25 deri më 29 prill do të qëndrojë në Shqipëri, BeH, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, është thënë në njoftim.