Osmani në Prekaz: Kjo vizitë nuk është ceremoni, por simbolikë për ditët sfiduese që po kalojmë

06 nëntor 2020 | 12:49

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ajo ka thënë se vizita në Prekaz nuk është thjesht ceremoni, por ka të bëjë me simbolikë. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se Prekazi është vend që frymëzon bashkim nëpër sfidat që po kalon vendi.

“Kjo nuk është thjesht një ceremoni, në momente të vështira kjo është arsyeja e vizitës sime për të vizituar vendet që frymëzojnë bashkim. Unë besoj që si rregull kushtetuta e përcakton se secilën detyrë që ka presidenti e ka edhe ushtruesi i detyrës i ka për detyrë. Veprimet juridike nuk duhej të merrnin komente politike”, ka thënë Osmani.

Më tutje, Osmani ka thënë se Prekazi është dëshmia e drejtpërdrejt e mendësisë shfarosëse dhe gjenocidale e Serbisë në Kosovë.

“Në ditët sfiduese që po kalon vendi ynë është me rëndësi që të përkulemi para vendit që mund ta gjejmë simbolin më të rëndësishëm të lirisë sonë. Në anën tjetër këtu mund të shohim dëshminë e drejtpërdrejt të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. Kjo tregon për mendësinë shfarosëse të Serbisë për të cilën ajo akoma nuk kërkon falje”, është shprehur Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adnan Asllani Pesë vite më parë Kuvendi i Kosovës, pas…