Osmani: Në protestë po marrë pjesë si qytetare
29 shtator 2018
| 15:20
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është pjesë e protestës e cila është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se po merr pjesë në protestë si qytetare dhe jo si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu Osmani ka thënë se protestës i është bashkuar së bashku me bashkëvendësit të saj nga Mitrovica dhe familjen nga Presheva.
Deputeja Osmani, e cila ka dal kundër vendimit të partisë së saj të cilët kanë refuzuar thirrjen e VV-së për protestë, thotë se vazhdon të mbetet LDK, dhe se arsyeja e daljes në protestë është kundërshtimi i saj për ndarjen e Kosovës.